Mjaft më me skenat e arrogancës së deputetëve në Kuvend

Mjaft më me skenat e arrogancës së deputetëve në Kuvend
Mjaft më me skenat e arrogancës së deputetëve në Kuvend

Dardan Grapci

  • 26 March 2024 - 07:41

Shkruan:ANALISTI- Dardan Grapci

Këto legjislaturat e fundit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, sidomos tri mandatet e fundit, janë karakterizuar me sjellje tepër banale të deputetëve që japin pasqyrën e fëmijëve të pa edukuar, prandaj është veprim i duhur mbase edhe i vonuar që tash të miratohet dhe fillon të zbatohet Kodi i Sjelljes, mekanizëm shtesë ligjor konform Rregullores së Punës që ndikon në disiplinim dhe edukimin e deputetëve të pasjellshëm, arrogant.

-Për neve si qytetar dhe zi vëzhgues, por edhe votues, është një lajm i mirë puna që po bëhet për miratimin e Kodit të Sjelljes për deputet sepse besohet që nuk do të përsëriten ato skenat të cilat i kanë dhenë imazh të keq demokracisë se re parlamentare të Kosovës, qoftë si akte dhunë apo edhe fjalë fyese e batuta banale. Është në interes të vetë deputetëve të zgjedhur, sikur që është në interes të qytetarëve si votues, forcimi i e demokracisë se re në shtetin e Kosovës dhe ruajtjen e imazhit pozitiv të parlamentit, institucionit kryesor përfaqësues nga vota e lirë qytetare. Pra, paralajmërimi për ashpërsimin e masave ndëshkuese ndaj deputetëve që përdorin gjuhë jo parlamentare në kuvend, një praktikë që ndër vitet e kaluara e ka dëmtuar shumë imazhin e deputetit por edhe të Kuvendit si institucion duhet të përshëndetet dhe mbështetet nga të gjithë, edhe nga opinioni publik por edhe nga vetë spektri politik. Koha e sjelljeve arrogante dhe gjuhës jo parlamentare në Kuvendin e Kosovës do të përfundon sepse do ta ketë çmimin e shtrenjtë, do të sanksionohen përmes Kodit të Sjelljes që pritet të miratohet pa ndonjë vonesë.

Me këtë rregullativë të re sanksionuese, deputetët që ofendojnë, shajnë dhe nxisin dhunë në seancë të Kuvendit, do të dënohen deri në 20 për qind të pagës bazë, derisa do t’iu pamundësohet edhe pjesëmarrja në tri seanca plenare. Është pozitiv fati që miratimi i këtij kodi po mirëpritet dhe mbështetet edhe nga monitoruesit e punës së legjislativit, nga të cilët kritikohet gjuha seksiste që sipas tyre, është përdorur në rregullimin e Kodit të veshjes së deputeteve. Pra, Kodi i Sjelljes synon në mënyrë të avancuar dhe profesionale të përcaktojë modelin e sjelljes së deputetit të Kuvendit të Kosovës dhe synon të ndërton një shembull të deputetit të përgjegjshëm që përdorë gjuhë parlamentare dhe nuk keqpërdorë resurset e Kuvendit të Kosovës. Kodi i sjelljes parasheh të themelohet një Këshill i etikës brenda Kuvendit të Kosovës, që përbëhet nga deputetët me një balancë ndërmjet pozitës dhe opozitës.

Ky këshill do të trajtojë ankesat e rasteve të paraqitur në lidhje me atë që pretendohet se është shkel kodi i sjelljes. Kodi i Sjelljes parasheh shkelje të lehta dhe të rënda, në varësi të llojit të shkeljes janë përcaktuar edhe masat. Për shkeljet e lehta janë parapa vërejtje me gojë, me shkrim dhe publikimi i vërejtjes në ueb faqen e Kuvendit. Ndërkaq, për shkelje të rënda janë parapa ndalimi i pjesëmarrjes deri në tre seanca, ndalimi i pjesëmarrjes në komisione dhe ndëshkim financiar deri në 20 për qind të pagës bazë, që i bije rreth 300 euro gjobë për një fyerje, përdorim të gjuhës jo parlamentare fyese e kërcënuese apo edhe ndonjë sjellje tjetër jo parlamentare sikur që jemi mësuar ti shohim, deri në eskalim të dhunës fizike.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".