"KOSOVA SOT", E ATAKUAR NGA REGJIMI FASHIST I MILLOSHEVIQIT DHE ZËDHËNËSIT TË TIJ VUÇIQ

Agim Bajrami

  • 26 March 2024 - 21:43

Shkruan: Agim Bajrami, analist

 

Për gazetën  KOSOVA SOT, e kaluara dhe e tashmja e saj , ndërlidhet me sfidat e sulmeve që i bëheshin nga regjimi okupues serb ndaj Kosovës dhe shqiptarëve.

 

Pas suspendimit të autonomisë së Kosovës , dhe shpalljen  e deklaratës kushtetuese për pavarësinë e Kosovës, KOSOVA SOT ishte dhe mbeti mediumi kryesor ku demaskonte, diskriminimin dhe dhunën e ushtruar nga regjimi shtetëror okupues serb.  

 

Gazeta KOSOVA SOT gjatë tërë kohës së okupimit serb, përmes shkrimeve të saja, ndriçonte, lartësonte dhe afirmonte lëvizjen kombëtare për çlirimin, pavarësinë dhe krijimin e shtetit të Kosovës, që po formoheshin  institucionet e saja të pavarura të Republikës së Kosovës. Kur terrori shtetëror serb po përhapej mbi elitën intelektuale, politike e mbi popullatën civile shqiptare, lindi UÇK - Ushtria Clirimtare e Kosovës - e cila organizoi formacionet e saja çlirimtare, që po i kundërvihej formacioneve policore, paramilitare dhe ushtarake serbe.

 

KOSOVA SOT  u shndërrua në mekanizmin informues dhe përçues të zërit çlirimtare të UÇK-së, e cila  po zhvillonte beteja sublime ndaj forcave okupuese serbe duke e mbrojtur popullatën dhe jetesën e përgjithshme.

 

Dhe, krimineli serb Millosheviq , përmes zëdhënësit të tij Vuçiq, po zhvillonte dhe udhëheqte fushatën kundër gazetës KOSOVA SOT edhe përmes TV RTS, dhe gazeta u sulmua nga forcat okupuese serbe, ku u djegën objektet e gazetës  KOSOVA SOT u shkatërruan mjetet teknike ,dhe editoriali, gazetarët e stafi redaktues, vetëm se po e pasqyrojnë të vërtetën e zhvillimeve nga dhuna serbe mbi popullatën dhe institucionet që ishin krijuar të Republikës së Kosovës, dhe aktivitetet të lavdishme çlirimtare të UÇK-së.

 

Edhe në kohën e pas luftës, gazeta KOSOVA SOT , shpejt u konsolidua, dhe u vë fuqishëm në shërbim të kauzës së lirisë, demokracisë dhe shtet ndërtimit të Kosovës, si asnjë tjetër.

 

Sot Gazeta KOSOVA SOT Online  është i vetmi medium, jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon, që afirmon mendimin e lirë, nxitë dhe përkrah mendimin kritik, pasqyron realitete të ndryshme të zhvillimeve aktuale në vend dhe më gjerë.

 

Ajo u jep hapësirë pa ndërhyrje  'elitës intelektuale' aktuale, të shprehin mendimet e tyre, qoftë përmes këndvështrimit kritik, apo të argumentimit të temave nga më të ndryshme , te cilat ndërlidhen ,me zhvillimet e sotme dhe për të ardhmen e shoqërisë, vendit dhe më gjerë . 

 

KOSOVA SOT online   ka arrit të ndërton përmes editimeve të shkrimeve, në vetëdijesimin e qytetarëve, për angazhim në  marrjen e përgjegjësisë qytetare, në kontrollin dhe shtyrjen e qeverisjes së mirë në vend, angazhimin në avancimin e sundimit të ligjit, dhe bërjen e demokracisë funksionale në shoqërinë kosovare. 

 

Angazhimi shumë profesional i KOSOVA SOT, dje dhe sot, dhe qëndresa e saj ndaj sfidave të ndryshme, e ka forcuar, gazetën KOSOVA SOT profesionalisht, ku sot në të janë të angazhuar një elitë e mrekulluar e gazetarëve, editorëve dhe kolumnistëve që përmes shkrimeve ,dhe analizave të tyre, po ndriçojnë  vetëdijen e përgjithshme qytetare, drejt kauzës për një shoqëri funksionale, transformuese, për gjatë zhvillimeve të epokës së industrisë dixhitale. 

 

Për KOSOVËN SOT, e stafin e saj, dhe bashkëpunëtorët e saj, më mbetet t'u uroj suksese të mëtejshme, që po e bëjnë më të mirën për shoqërinë kosovare përgjatë këtyre zhvillime delikate globale.