Më ndihmën e SHBA-së dhe aleatëve evropian Kosova në rrugë të sigurt për anëtarësim të shpejtë në NATO

Më ndihmën e SHBA-së dhe aleatëve evropian Kosova në rrugë të sigurt për anëtarësim të shpejtë në NATO
Më ndihmën e SHBA-së dhe aleatëve evropian Kosova në rrugë të sigurt për anëtarësim të shpejtë në NATO

Gjon Keka

  • 28 March 2024 - 07:58

Shkruan: ANALISTI - Gjon Keka

Pranimi i Kosovës si anëtari më i ri i Asociuar i Asamblesë Parlamentare të NATO-s është një hap tepër i rëndësishëm drejt anëtarësimit të plotë në NATO. Një lëvizje e tillë në këtë kohë i kontribuon jo vetëm sigurisë në rajonin tonë ,por edhe në vetë kontinentin evropian. Sigurisht që pranimi i Kosovës si anëtarë i tillë i asociuar është një sinjal pozitiv për Kosovën e cila një ditë e sheh veten anëtare e plotë e paktit veri atlantik.

-Ky akt sa simbolik aq edhe domethënëse e ngrit Kosovën si shtet një shkallë më të avancuar të saj duke e afruar atë sa më pranë anëtarësimit të plotë dhe sikur kam shkruar më parë është e mundur që Kosova ën vitin 2026 të bëhet anëtare e NATO-së dhe kështu t'i bashkohet paktit perëndimor në përmbushjen e misionit të saj të paqes, sigurisë dhe të ruajtjes së botës demokratike dhe të lirë.

Duhet ditur se NATO/KFOR është në Kosovë dhe kontributi i kësaj force është tepër i rëndësishme në ruajtjen e paqes dhe të sigurisë në këtë mjedis të trazuar ,pra në rajonin tonë duke ditur se sa i rëndësishëm është ky fakt, anëtarësimi i Kosovës do të ishte një vlerë e shtuar brenda NATO-s dhe një bashkim i fuqisë më të madhe për paktin NATO , po ashtu në të ardhmen Kosova si pjesë e NATO-së dhe më pas e BE-së do të ishte një kontributore e rëndësishme e paqes, demokracisë dhe lirisë në kontinentin tonë evropian.

Nga votimi që mori Kosova këtë muaj ku edhe erdhi më pas lajmi i mirë dhe domethënës i pranimit si anëtari më i ri i Asociuar i Asamblesë Parlamentare të NATO-s , tregon qartë efektin e lobimit të vendeve mike të Kosovë brenda NATO-s,sikur shihet shumica e anëtarëve aty pra 20 e përkrahën fuqishëm ,kjo është tepër e rëndësishme sepse me këtë përkrahje të madhe Kosova e ka të ardhmen e saj të sigurt në NATO si pjesë e përbashkët e realizimit të aspiratave të saj dhe të misionit historik të sigurisë dhe paqes. Po ashtu është fat historik që brenda NATO-s janë ShBA, Anglia disa vende mike evropiane , pastaj Shqipëria që jo vetëm se e mbështesin Kosovën fuqishëm , por edhe duan ta shohin atë sa më parë brenda saj, sepse vetëm kështu Evropa si kontinent do të jetë më i sigurt dhe e ardhmja e rajonit tonë nuk do të kishte më frikë nga ndonjë kërcënim nga ata që nuk e duan paqen, demokracinë dhe lirinë.

Ky avancim i Kosovës është një lajm i mirë, dhe uroj që së shpejti të dëgjojmë edhe për lajmin tjetër të mirë të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës aty ku edhe e ka vendin natyrshëm. është për t'u gëzuar kur sheh se si vendin ynë po avancon në drejtimin e duhur dhe kjo falë punës së institucione të përgjithshme të Republikës së Kosovës, të miqve dhe aleatëve tanë në mbështetjen e tyre të vazhdueshme ndaj Kosovës dhe të ardhmes së saj.

Kosova një ditë do të jetë në NATO dhe dita po afrohet,dhe nuk duhet llogaritur më me hapa ,por me gishta se po vjen dita ta shohim Kosovën në NATO, në Këshillin e Evropës dhe në një të ardhme të afërta ,përafërsisht aty kah viti 2032 edhe si anëtare e Bashkimit Evropian. Në të ardhmen e afërta Kosova si anëtare e NATO-do t'i bashkohet pastaj NATO/KFOR në Kosovës si një misionare historike e simbolike e ruajtjes së shtëpisë së përbashkët (Kontinentit Evropian) dhe themeleve mbi të cilat është ndërtuar civilizimi i përbashkët evropian.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".