'KOSOVA SOT' një ushtare e guximshme në luftën për liri që armë e kishte informimin, për një shtet që nuk e duron korrupsionin dhe krimin

'KOSOVA SOT' një ushtare e guximshme në luftën për liri që armë e kishte informimin, për një shtet që nuk e duron korrupsionin dhe krimin
'KOSOVA SOT' një ushtare e guximshme në luftën për liri që armë e kishte informimin, për një shtet që nuk e duron korrupsionin dhe krimin

Naim Miftari

  • 28 March 2024 - 21:34

 Shkruan: Naim Miftari -sh epror i lart i UÇK-TMK

Rolin dhe kontributi i gazetës KOSOVA SOT , për këto 25  vite të jetës dhe ballafaqimit me procesin e shtet ndërtimit, nga lufta për liri dhe fitorja e pavarësisë, është  rol dhe kontribut i jashtëzakonshëm i nje mediumi serioz e guximtar. 

Kosova Sot e nisi fillimin e daljes në dritë sikur të ishte një ushtare e vërtetë e luftës për lirim por jo ushtare e informuar, por ushtare që luftonte duke shkruar. Kjo qasje e ballafaqoi hapur me pushtuesin dhe çmimi u pagua shtrenjtë. Është sot krenari e madhe të përkujtohet edhe 25vjetorit të djegies dhe shkatërrimit të shtypshkronjës më 24 mars 1999, si cak i parë i regjimit kriminel serb, ku gazeta KOSOVA SOT vetëm 6 ditë para këtij shkatërrimi dhe djegie kriminele, u dënua pa seancë gjyqësore nga ish-ministri Aleksandër Vuçiq, me saktësisht më 11 mars 1999 , për t`u ndaluar pastaj botimi i gazetës më 18 mars 1999? 

Regjimi i Milosheviqit e mbylli gazetën KOSOVA SOT më 18 mars 1999 për t`a djegur dhe shkatërruar shtypshkronjën  në vlerë prej mbi 5 milionë Euro me makineri të shtypshkronjës , ku shtypeshin  edhe librat shkollore në gjuhën shqipe dhe materialet shkollore me logo të Republikës së Kosovës, duke përkrahur luftën çlirimtare dhe duke u pozicionuar haptas kundër regjimit kriminel serb të Milosheviqit, duke e finalizuar krimin në ditën e bombardimeve të NATO-s ,pikërisht më 24 mars 1999, kur regjimi i Milosheviqit zgjodhi pikërisht gazetën dhe shtypshkronjën e gazetës KOSOVA SOT si TË PAREN e NR. 1 për t`u hakmarrë kundër bombardimeve të NATO-s. 

Nuk u zgjodh rastësisht kjo. Kjo përzgjedhje u bë  pasi që roli dhe ndikimi i gazetës KOSOVA SOT ishte një goditje shumë e madhe kundër regjimit kriminel serb të Milosheviqit. 

Sidoqoftë  ky medium u guximshëm nuk u shua si e mendoi regjimi kriminal. U ringjallë  dhe vazhdoi për ta rimarre veten që tani 25 vite pas, edhe në versionin e medies elektronike KOSOVA SOT ONLINE, ta vazhdon betejën për informim të drejtë e të pa varur, në interesin publik të ndërtimit të shtetit dhe të avancimit të demokracisë plurale , por gjithmonë pa hezituar për tu ballafaquar me denoncimin e dukurive negative që hasen në shoqëri, luftimin e pa kompromis të grupeve të interesit, kundër politikës së inkriminuar dhe mafio-oligarkë të nëntokës kriminale që vazhdojnë ta pengojnë dhe sfidojnë zhvillimin e shtetit ligjor dhe të së drejtës, që edhe 26 vjet pas në liri po e vrasin shpresën e qytetarëve për të besuar dhe jetuar e prosperuar në shtetin e tyre të lirë për të cilin aq shumë kemi sakrifikuar. 

Pra, gazeta Kosova Sot është një gazet korrekte me një staf profesional, një gazet pa anime politike dhe gazet me etik profesionale që fatkeqësisht sot ju mungon shumë gazetave e portaleve, por edhe TV-ve  në Kosovë. 

KOSOVA SOT është një gazetë që tërë kohën me dekada në liri e  ka luftuar korrupsionin dhe dukurit negative në politikën dhe në shoqërinë ton që nga pas lufta. Nëse dikush e meriton në Kosovë  çmimin NOBEL për kërkesën për drejtësi dhe për kërkesën me mijëra herë të VETINGUT në sistemin e drejtësisë atëherë është gazeta Kosova Sot e cila është zëri i fuqishëm  i të vërtetës dhe realitetit, gazetë që ka luftuar kundër oligarkëve të  politikanëve  të korruptuar dhe veprimeve negative që i bënë qeveritë dhe partitë e korruptuar në  pushtet. 

Pra Kosovës Sot i dëshirojmë punë të mbarë e të suksesshme edhe vitet e dekadat e ardhshme. 

Me respekt për stafin dhe suksese të reja. 

Naim Miftari ish epror i lart i UÇK-TMK,Policisë së Kosovës. Specialist i luftës kundër terrorizmit dhe krimit te organizuar