Verratti pëlqehet ende nga Juve, por mbesin shumë probleme për marrëveshjen - Sport - Kosova Sot
Verratti pëlqehet ende nga Juve, por mbesin shumë probleme për marrëveshjen

Verratti pëlqehet ende nga Juve, por mbesin shumë probleme për marrëveshjen

Juventus vazhdon të ketë interesim për mesfushorin e PSG-së, Marco Verrattin.

Sipas Calciomercato.com, Verratti mbetet lojtari më i pëlqyer nga Juve, ndërsa edhe ai vet është fans i Bianconerëve.

Sipas ueb faqes, ‘Zonja e Vjetër’ nuk e ka ndërmend të bëjë një investim të madh tek italiani, pasi e sheh Miralem Pjanicin si lojtar kyç të mesfushës.

Verratti ka qenë i lidhur me Barcelonën verën e shkuar, por që klubi nuk e liroi.

Mësohet se interesimi i Barcelonës nuk është zbehur.

Ajo që e bën të pamundur blerjen e tij nga Juve është paga e tij prej 12 milionë euro.

Agjenti i lojtarit mund të behet Mino Raiola, i cili njihet për lidhjet e tij me klubet e njohura.

(Kosova Sot)

15 orë e 15 minuta më parë
10/12/18