Gabigol: I lumtur me rikthimin në Inter

  • 06 December 2018 - 16:19
Gabigol: I lumtur me rikthimin në Inter

Gabriel Barbosa është krenar që po kërkohet nga një numër i madh i skuadrave, mirëpo nuk është duke hedhur poshtë mundësinë për të qëndruar përfundimisht në Inter.

Huazimi i sulmuesit në Santos do të përfundojë në janar të vitit që vjen, që do të thotë se do të rikthehet në skuadrën zikaltër

“Jam krenar që po më kërkojnë disa skuadra”, ka thënë Gabigol.

“Nuk e mbylli derën për askënd. Do të kthehem në Inter, mirëpo më pëlqejnë këto thashetheme. Thjesht dua të jem i lumtur dhe të luaj, nuk ka rëndësi se ki”.

“Jam i lumtur që jam lojtar i Interit, definitivisht është një skuadër e madhe”. 

(Kosova Sot)