Mbrojtësi i Real Madridi zbulon përse u përlesh me Messin
Sergio Reguilon ka folur për herë të parë për përleshjen me Lionel Messin në El Clasicon e kaluar, duke thënë se janë gjëra që mbesin në fushë kur ndeshja të përfundojë.
Mbrojtësi i majtë spanjoll ishte titullar në humbjen e Real Madridit 1:0 ndaj Barcelonës më 4 mars në La Liga, dhe nuk u përmbajt ndaj Lionel Messit dhe Luis Suarezit.
Reguiloni mund të debutojë me ekipin kombëtar U-21 të Spanjës kundër Rumanisë, foli për rolin e tij në Real Madrid dhe zënkën me Messin.
I pyetur për zënkën me Messin në El Clasico, Reguilon tha: “Në El Clasico vrapon një mijë kilometra në orë, je i zjarrtë, thua gjëra, bën shikime, janë gjëra që lihen në fushë. Tensioni i lartë të bën t’i thuash këto gjëra”.
Reguilon ka qenë titullar nën udhëheqjen e Santiago Solarit në Real Madridi duke e lënë Marcelon në stol, por pas shkarkimit të argjentinasit dhe ardhjes së Zinedine Zidane, Marcelo e ka kthyer vendin në formacion.
Dhe Reguilon mendon se Marcelo është titullar në pozitën e mbrojtësit të majtë të Los Blancos.
Lexo edhe: Motra e Griezmannit reagon ndaj lajmeve se vëllai i saj do të largohet nga Atletico
“Ai është djalosh shumë i mirë, shumë përtokë, kaloj shumë mirë me të. Ai është titullar në ekip”, tha Reguilon.
(Kosova Sot)