Rrjedh dizajni i fanellave të Interit

  • A.P /
  • 09 July 2021 - 22:00
Rrjedh dizajni i fanellave të Interit

Interi pritej të shkonte me dizajnin e quajtur “Biscione” për fanellat e sezonit 2021-22 por duket Nike ka vendosur që dizajni të jetë në formë të lëkurës së gjarprit

Zikaltrit fituan Skudetton dhe e fillojnë sezonin e ri edhe më ndryshimin e trajnerit ku Simone Inzaghi ka zënë vendin e Antonio Contes.

Ata do të duken ndryshe edhe në fushë, pasi që sipas një versionit të një fanellë të rrjedhur që ka botuar Footy Headlines, nuk do të këtë fanellë tradicionale të kaltër me shirita të zi. Në vend të kësaj do të jetë një ngjyrë që reflekton ngjyrën e lëkurës së gjarprit dhe ajo do të jetë fanella si vendas për sezonin 2021/22.

Kjo nuk është tërësisht befasi, për shkak se versioni po ashtu i rrjedhur i fanellës si mysafirë po ashtu ka bërë që Nike të fokusohet të simboli i Interit dhe të një gjarpër gjigant. Ajo kishte gjaprin që përshkruan një anë të fanellës, derisa fanella në shtëpi është dizajnuar paksa më ndryshe. Zgjedhja e parë e fanellës pritet që të këtë pantallona të shkurtër të zeza dhe çorape të zeza.


(Kosova Sot Online)