Albion Rrahmani i prin listës së golashënuesve në Ligën e Konferencës

  • E.K /
  • 19 August 2022 - 08:30
Albion Rrahmani i prin listës së golashënuesve në Ligën e Konferencës

Ballkani ka shënuar fitore në udhëtim ndaj Shkupit me rezultat 1:2, në ndeshjen e parë të play-offit të Ligës së Konferencës.

Suharekasit treguan performancë të lartë dhe fituan ndeshjen e parë, çka i afron edhe më shumë drejt kualifikimit në fazën e grupeve.

Përkundër disavantazhit, Ballkani tregoi fytyrën e kampionit dhe arriti të përmbyste rezultatin për të marrë një fitore të madhe në Shkup.

Albion Rrahmani dhe Meriton Korenica shënuan golat e fitores së suharekasve në Shkup.

Me këtë gol, tani sulmuesi Albion Rrahmani i prin listës së golashënuesve në Ligën e Konferencës me shtatë sosh.

Ai ndiqet nga Zivzivadze i Fehervar me gjashtë dhe Gray e Krstovic me nga pesë.

(Kosova Sot Online)