Rrahmani: Na pret një ndeshje e vështirë

  • A.P /
  • 12 October 2023 - 15:27
Rrahmani: Na pret një ndeshje e vështirë

Albion Rrahmani ka thënë se do të mundohet të bëjë më të mirën për ta ndihmuar Kosovën ta fitojë ndeshjen ndaj Andorrës.

“Na pret një ndeshje e vështirë, por ne lojtarët do të japim gjithçka në fushë dhe nëse e bëjmë këtë, atëherë do të marrim edhe fitoren”.

“Do të mundohem ta ndihmoj ekipin të arrij objektivin që ka, për ta fituar ndeshjen.

Kjo fitore do të jetë e rëndësishme për të filluar një cikël të ri me rezultate dhe shpresoj ta arrijmë këtë”, është shprehur Rrahmani.

Ndeshja Andorrë – Kosovë zhvillohet të enjten prej orës 20:45.

(Kosova Sot Online)