Lexoni edhe:
“Turp”, Abazi ankohet se që tri vjet s’ka mikrofon në Kuvend
Kombëtarja e Zvicrës ka zbuluar fanellat e reja që do t’i bartë gjatë ndeshjeve të Euro 2024, e cila nis në muajin qershor, transmeton "Kosova sot Online".
E këto fanella i ka zbuluar futbollisti nga Kosova, Granit Xhaka, i cili njëherësh është edhe kapiten i helvetikëve, duke qenë personazhi kryesor në prezantimin e fanellave.
“Turp”, Abazi ankohet se që tri vjet s’ka mikrofon në KuvendLexoni edhe:
Nuk ka shumë ndryshime në fanellën e Zvicrës, përveç te jakat dhe ngjyra e kuqe është më e mbyllur.
Pra, Zvicra do të paraqitet në Evropianin e kësaj vere që mbahet në Gjermani.
Helvetikët do të jenë në grup me nikoqirin e Euro 2024, Gjermaninë, me Hungarinë dhe Skocinë.
(Kosova Sot Online )