Fundjava sjell gjysmëfinalet e para të play-offit në basketboll

  • S.A /
  • 19 April 2024 - 14:48
Fundjava sjell gjysmëfinalet e para të play-offit në basketboll

Finalja  e 4 e Superligës së Kosovës në basketboll nis këtë fundjavë, transmeton "Kosova Sot Online ".

Katër skuadrat më të mira këtë edicion do të luftojnë për t’u shpallur kampion i Kosovës.

Trepça si liderë dhe Peja si e dyta u kualifikuan direkt në gjysmëfinale, kurse Ylli dhe Sigal Prishtina e patën një pengesë fillimisht.

Ylli shënoi dy fitore radhazi ndaj Bashkimit për t’u kualifikuar në mesin e katër më të mirave.

Ndërsa, Sigal Prishtina u desh të djersitej më shumë, duke e eliminuar Vëllaznimin pas tri ndeshjeve.

E në fundjavë nisin gjysmëfinalet. Peja e pret Yllin në “Karagaqi”, kurse Trepça do të jetë nikoqire e Sigal Prishtinës. Ekipi që shënon dy fitore, kualifikohet në finalen e madhe.

(Kosova Sot Online )