PSG ankohet në UEFA

  • A.P /
  • 19 April 2024 - 19:10
PSG ankohet në UEFA

Ousmane Dembélé shkëlqeu kundër ish-skuadrës së tij, Barcelonës në ndeshjen e dytë çerekfinale të Ligës së Kampionëve, të luajtur të martën. Për anësorin francez, ishte një rikthim triumfal, teksa ndihmoi PSG-në për kualifikimin e madh.

Gjithsesi, jo gjithçka ka shkuar mirë për lojtarin në Estadi Olímpic Lluís Companys (Barcelona), pasi tifozët katalanas gjatë gjithë ndeshjes e kanë vërshëllyer. PSG nuk ka “qëndruar duarkryq” dhe sipas RMC Sport, kampionët e Francës janë ankuar në UEFA, nëpërmjet një letre.


(Kosova Sot Online)