Roma përgatit kontratën e re befasuese për De Rossin

  • S.A /
  • 20 April 2024 - 10:18
Roma përgatit kontratën e re befasuese për De Rossin

Roma raportohet se po punon për detajet e një kontrate të re për Daniele De Rossin, transmeton "Kosova Sot Online ".

Italiani mori drejtimin e skuadrës në janar dhe ka tejkaluar pritshmeritë, me romakët që janë në garë për një Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Përveç kësaj, Roma është kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Evropës pasi eliminoi Milanin në çerekfinale të kësaj gare.

Sipas “Corriere della Sera”, klubi nga kryeqyteti italian po përgatit një kontratë të re për De Rossin, që pritet të jetë tre-vjeçare ose dy-vjeçare, por me opsionin edhe për një vit të tretë.

40-vjeçari parashihet të luajë gjithashtu një rol kyç në zgjedhje të ndryshme teknike, duke përfshirë kampin stërvitor dhe përgatitjet parasezonale, si dhe kontributin në tregun e transferimeve.

(Kosova Sot Online )