Sot gjysmëfinalja e parë, Peja e pret Yllin në “Karagaçi”

  • S.A /
  • 20 April 2024 - 11:04
Sot gjysmëfinalja e parë, Peja e pret Yllin në “Karagaçi”

Sot do të nisë faza gjysmëfinale e “Play-Offit” në Superligën e Kosovës në basketboll.

Kampionia në fuqi, Peja, do të jetë nikoqire e Golden Eagle Yllit në “Karagaçi”, me ndeshjen që do të luhet nga ora 17:15, transmeton "kosova Sot Online ".

Të dy këto skuadra mishin pikë të barabarta pas 28 xhirosh në sezonin e rregullt, por pejanët ishin më të mirë në ndeshjet direkte. Dy skuadrat verdhezi kishin nga 19 fitore e nëntë humbje.

Kësisoj, Peja kaloi direkt në fazën gjysmëfinale, kurse Ylli eliminoi Bashkimin në çerekfinale 2:0 në seri.

Kujtojmë se në finale kalon skuadra që regjistron tri fitore.

Në gjysmëfinalen tjetër takohen Trepça dhe Sigal Prishtina Mercure, me ndeshjen e parë që do të zhvillohet nesër në Mitrovicë.

(Kosova Sot Online )