“Paratë po i zhvaten futbollit”, FIFA në “luftë” me menaxherët dhe ndërmjetësit

  • S.A /
  • 20 April 2024 - 12:44
“Paratë po i zhvaten futbollit”, FIFA në “luftë” me menaxherët dhe ndërmjetësit

FIFA është e bindur se menaxherët dhe ndërmjetësit po i shkaktojnë probleme serioze futbollit, transmeton "Kosova sot Online ".

Përmes presidentit të saj, Gianni Infantino, ka qeveria e futbollit botëror ka njoftuar se do të luftojë kundër tyre për komisionet që i marrin futbollit.

“Javën e kaluar u njoftua se klubet e Premierligës shpenzuan pothuajse 500 milionë euro për komisione për menaxherët dhe ndërmjetësit nga 1 shkurti 2023 deri më 1 shkurt 2024. Shumica e këtyre parave po largohen nga futbolli. Në të njëjtën periudhë, klubet angleze paguanin më pak se 30 milionë euro për klubet që zhvillonin lojtarë. Kompensimi dhe pagesat e solidaritetit janë të mandatuara nga rregulloret e FIFA-s dhe janë jetike për mijëra klube më pak të privilegjuara, që luftojnë për të gjeneruar të ardhura të mjaftueshme dhe për këtë arsye janë thelbësore për zhvillimin, stërvitjen dhe mundësitë e lojtarëve të rinj në mbarë botën”.

“Në FIFA, ne po përpiqemi të zbatojmë rregulla të qarta dhe të drejta për sistemin e transferimeve, duke përfshirë rregulloret për agjentët, në interes të transparencës, llogaridhënies dhe rishpërndarjes më të mirë në të gjitha nivelet e futbollit. Për shkak të kësaj, ne u paditëm nga disa agjentë, por FIFA do të vazhdojë të mbrojë qëndrimin e saj në gjykatë. U bëj thirrje qeverive dhe ligjvënësve të bashkohen me ne dhe të marrin një rol aktiv për të siguruar që fondet e transferimit të mbahen brenda futbollit dhe të ndahen me klubet në mbarë botën, pasi ato janë absolutisht thelbësore për brezat e tanishëm dhe të ardhshëm të futbollistëve”, u shpreh Infantino.

(Kosova Sot Online )