Ylli dënohet me 3100 euro, gjobitet edhe Prishtina

  • A.P /
  • 26 April 2024 - 19:50
Ylli dënohet me 3100 euro, gjobitet edhe Prishtina

Komisioni i Garave i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) ka marrë vendimet lidhur me ndeshjet e dyta gjysmëfinale në “Play-Off ” të Superligës.

KB Golden Eagle Ylli u dënua me gjobë prej 3100 eurosh në total.

Therandasit u dënuan për shkak të incidenteve që ndodhen në ndeshjen ndaj Pejës, e luajtur të mërkurën në palestrën “13 Qershori”.

Me 500 euro u gjobit Sigal Prishtina Mercure, për shkak të ndezjes së mjeteve piroteknike nga tifozët.

Trajneri i Pejës, Rami Hadar, u dënua me gjobë prej 600 eurosh për shkak të sjelljeve dhe gabimit teknik ndaj tij të shqiptuar nga gjyqtarët.

Për shkak të gabimeve teknike, me 100 euro u dënuan Arian Qallaku dhe Larry Thomas.

Ndërsa, lojtari tjetër i Pejës, Jimmy Hall Jr, u dënua me 200 euro gjobë shkaku i dy gabimeve teknike që mori gjatë ndeshjes.


(Kosova Sot Online)