Shpërthen sërish vullkani në këtë vend

  • A.P /
  • 14 January 2024 - 12:12
Shpërthen sërish vullkani në këtë vend

Një vullkan shpërtheu sot në jugperëndim të Islandës, sipas një njoftimi nga shërbimi meteorologjik i vendit, duke theksuar se ky është shpërthimi i pestë i vullkanit në gadishullin Reykjavik që nga viti 2021, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

 

Shpërthimi i fundit i vullkanit në gadishull filloi më 18 dhjetor, pasi autoritetet evakuuan plotësisht qytetin e Grindavik, me rreth 4000 njerëz dhe urdhëruan mbylljen e llixhave të Lagunës Blu,  një destinacion popullor turistik.

(Kosova Sot Online)