Pse zgjodhi pikërisht tani në kulmin e suksesit të tij në xhudo që bashkëshortja ta denoncojë në polici Akil Gjakovën?

  • A.P /
  • 19 April 2024 - 16:02
Pse zgjodhi pikërisht tani në kulmin e suksesit të tij në xhudo që bashkëshortja ta denoncojë në polici Akil Gjakovën?

Krejt papritur xhudistin Akil Gjakova, policia e Kosovës e ka shpallur zyrtarisht person në kërkim,  transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

PK thotë se ai kërkohej për veprën penale “Dhunë në familje”.

Policia ka kërkuar nga qytetarët që të japin informacione për vendndodhjen e tij.

Shikoni videon në vijim...

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.”, thuhej në njoftim.

Pas vetëdorëzimit në polici...


Dje është mbajtur seanca dëgjimore ndaj Akil Gjakovës, i cili akuzohet për dhunë ndaj bashkëshortes së tij, Suela Mumunovic.

Zëdhënësja e Gjykatës së Pejës, Tringa Zhuti tha se nuk është marrë një vendim për xhudistin kosovar, dhe të njëjtit do t’i vazhdohet ndalimi edhe për 48 orë

“I vazhdohet ndalimi edhe për 48 orë. Pas kësaj gjykata do të marrë një vendim”, tha Zhuti.

Prokuroria në Pejë ka kërkuar një muaj paraburgim për Gjakovën i dyshuar për veprën penale të dhunës në familje.

Akil Gjakova është njëri ndër sportistët më të mëdhenj në Kosovë.

Por pse zgjodhi pikërisht tani që bashkëshortja ta denoncojë në polici xhudistin e njohur Akil Gjakova? Çka fshihet thellë - thellë prapa kësaj drame, e cila lindi krejt papritur në kulmin e suksesit të tij në xhudo!

Mbetet për t'u zbardhur nga organet e drejtësisë.

Gjykata Themelore në Pejë ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit Akil Gjakova që dyshohet për vepër penale.

Atij i është ndaluar t’i afrohet gruas së tij në një distancë prej 50 metrash apo vendit ku ajo banon.

“Të pandehurit i është caktuar masa e ndalimit për t’iu afruar vendit ose personit të caktuar në kohëzgjatje prej një (1) muaj, ashtu që të njëjtit i është ndaluar për t’iu afruar vendit ku e dëmtuara banon si dhe vetë të dëmtuarës, në distancë prej pesëdhjetë (50) metra, e në rast të mosrespektimit të kësaj mase nga ana e të pandehurit, gjykata ndaj të njëjtit do të caktojë masën e paraburgimit. Pasi pala e dëmtuar të njoftohet me aktvendim edhe ajo duhet të respektoj vendimin e gjykatës dhe nëse qëllimisht cenon kufizimet që i ka i pandehuri, gjykata mund ta dënojë personin e mbrojtur me gjobë”.

Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.


(Kosova Sot Online)