70% e kosovarëve të pakënaqur me orientimin politik aktual të Kosovës

  • 30 May 2016 - 15:21
70% e kosovarëve të pakënaqur me orientimin politik aktual të Kosovës

Afër 70% të Kosovarëve janë të pakënaqur me orientimin politik aktual të Kosovës.

Kjo u bë e ditur nga anketa me qytetarë nga Pulsi Publik XI, i cili u publikua sot në Prishtinë nga UNDP dhe mbulon periudhën shtator 2015 - mars 2016 , transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Sipas rezultatit, kënaqshmëria e Kosovarëve me institucionet kyçe ekzekutive, gjyqësore dhe legjislative është përmirësuar.

Por e njëjta gjë nuk mund të thuhet për kënaqshmërinë e tyre me drejtimin aktual politik të Kosovës.

Krahasuar me shtatorin e vitit 2015, anketa më e fundit nxjerr në pah një rënie prej 5 pikë të përqindjes në kënaqshmërinë me drejtimin aktual politik të Kosovës.

Fatkeqësisht, vetëm një pjesë e pakët, rreth 7% e Kosovarëve, duket se janë ose të kënaqur ose shumë të kënaqur me drejtimin aktual politik të Kosovës, dhe pothuajse 20% kanë mendim neutral për këtë çështje.

(Kosova Sot)