Aksident humb jetën 3-vjeçarja

  • 30 May 2016 - 18:34
Aksident  humb jetën 3-vjeçarja

Një aksidenti rrugor ka ndodhur para pak minutash në zonë e Freskut në Tiranë, ku për pasojë ka humbur jetën një vajzë e moshës 3 vjeç.

Mësohet se e mitura ndodhej në shoqërinë e nënës së saj në momentin që u përplasën nga automjeti.

“Më datë 30.05.2016, ora 17:30, te Rruga Thesarit, mjeti me targë AA 416 LY, me drejtues F. O., ka aksidentuar te miturën 3 vjeç e cila është dërguar në QSU dhe më pas ka gjetur vdekjen”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë është ndaluar drejtuesi i mjetit, i cili është shoqëruar për në komisariat ku po merret në pyetje për ngjarjen.

(Kosova Sot)