Kush e ka radhën?

  • 25 June 2016 - 19:53
Kush e ka radhën?

Partitë euroskeptike në Evropë janë duke i intensifikuar kërkesat e tyre për referendume pas votimit të Britanisë për të dalë nga BE-ja, ndërsa gradualisht janë duke u bërë të qarta pasojat e tërmetit politik. Pak pas zbulimit të rezultatit, Marine Le Pen,liderja e Frontit Nacional në Francë, ka bërë thirrje për 'Frexit' në 'Twitter', ndërsa holandezi i krahut të djathtë Geert Wolders ka bërë thirrje për 'Nexit', transmeton gazeta Kosova Sot.

Në Itali lideri i Lidhjes Veriore, që është kundër imigracionit, Matteo Salvini, e ka quajtur Bashkimin Evropian "një kafaz me të çmendur", që është duke i shkatërruar vendet e punës dhe dinjitetin e qytetarëve. Ekziston gjithashtu frika se dalja e Britanisë mund ta nxisë daljen e Çekisë, Suedisë dhe Greqisë.

Efekti domino

Madje edhe nëse nuk shpërbëhet bashkimi, tërmeti politik që ka shpërthyer në Britani do të ketë pasoja që do të arrijnë shumë larg. Në tërë Evropën, shtetet janë duke përjetuar një rritje në euriskepticizëm, e cila vetëm do të inkurajohet nga dalja e Britanisë. Një sondazh i kohëve të fundit sugjeron se 36 për qind të suedezëve do ta favorizonin daljen e Suedisë në rast se do të largohej Britania. Në muajin maj, një sondazh i 'Ipsos Mori', ka zbuluar se më shumë se gjysma e qytetarëve francez dhe italianë dëshirojnë referendum, ndërsa numri i njëjtë besonte se do të ketë 'domino efekt' nëse do të largohej Britania. "Në tërë Evropën njerëzit janë duke u brengosur për krizat me të cilat përballemi, siç janë imigracioni dhe terrorizmi", ka thënë Jeppe Kofod, deputet danez dhe lider i Social Demokratëve në Parlamentin Evropian. "Tani që Britania është larguar, shumë janë duke menduar se një gjë e tillë do të ishte zgjidhje e mirë për ta", ka shtuar ai.

(Ksoova Sot)