Szunyog: Kosova dhe Serbia ta zbatojnë marrëveshjen

  • A.P /
  • 27 April 2024 - 00:00
Szunyog: Kosova dhe Serbia ta zbatojnë marrëveshjen

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog ka thënë se rruga evropiane e Kosovës dhe Serbisë kalon kah dialogu për normalizimin e marrëdhënieve në mes të dy vendeve, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ai tha se pret që palët të zbatgojnë marrëveshjen dhe aneksin pa parakushte dhe vonesa.

“Vura në dukje se rruga evropiane e #Kosovës dhe #Serbisë kalon përmes Dialogut të lehtësuar nga BE dhe normalizimit të marrëdhënieve. BE pret që Kosova dhe Serbia të zbatojnë Marrëveshjen për Rrugën e Normalizimit dhe Aneksin e Zbatimit të saj pa asnjë vonesë apo parakusht”, tha ai.

Tutje përfaqësuesi i BE-së në Kosovë, deklaroi se janë të gatshëm që të ndihmojnë Kosovën që të afrohet me BE-në.

(Kosova Sot Online)