Murgesha vdes duke qeshur

  • 01 July 2016 - 12:24
Murgesha vdes duke qeshur

Po ndajmë një lajm, jo të gëzueshëm nga pikëpamja njerëzore, por prekëse nga ana e fesë, të jetuar me një intensitet të jashtëzakonshëm.

Murgesha Çeçilja, e kuvendit “Carlmelo di Santa Fe”, në Argjentinë, vuante nga një tumor në mushkëri. Më së shumti që i ka prekur të gjithë ata që i qëndronin afër ka qenë, pa dyshim, buzëqeshja e ëmbël me të cilën ajo i mbylli sytë pranë kësaj bote.

Kuvendi, “Carmelo di Santa Fe”, e ka komunikuar vdekjen e murgeshës në fjalë me një tekst të thjeshtë, por shumë i thellë duke ua dërguar anëtarëve të rregullit dhe të gjithë miqve.

Të dashur vëllezër, motra dhe miq:

Jezusi! Vetëm ca fjali për t’iu lajmëruar, që shumë e dashura motër e jona, pas një sëmundje të rëndë, të mbajtur më gëzim dhe dedikim, ka pushuar në Krishtin. Po ju dërgojmë falënderimet tona për lutjet që i keni bërë në mbështetje dhe duke na shoqëruar gjatë kësaj periudhe të dhimbshme dhe njehëkohsisht të mrekullueshme. Besojmë që ajo shkojë drejtpërsëdrejti në qiell, por po ju kërkojmë gjithashtu të mos pushoni duke e kujtuar në lutjet tuaja.

(Kosova Sot)