FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024
Forca e Sigurisë së Kosovës ka mbajtur sot ceremoninë e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt.
Ushtari më i mirë për vitin 2024 është zgjedhur Sead Veseli.
Në vendin e dytë është zgjedhur po ashtu ushtari i FSK-së, Lavdim Ibishi, ndërkaq të tretin Endrit Shartolli.
(Kosova Sot Online)