Shembje dheu në autostradë nga të reshurat e shiut (Video)
Reshjet e fundit të shiut kanë shkaktuar edhe shembje të dheut në autostradën e Kosovës “Ibrahim Rugova”.
Dheu është shembur në hyrje të autostradës nga magjistralja e Podujevës, në fshatin Leban.
Ekipet e mirëmbajtjes janë parë duke e larguar dheun me lopata dhe kamionët nën asistim.
Shiu po ashtu ka shkaktuar edhe bllokim të rrugëve ne Prishtinë, ku ekipet emergjente janë duke punuar në terren për sanimin e gjendjes.
(Kosova Sot)