Digjet një shtëpi: 39 të vdekur, prej tyre 17 fëmijë

  • 26 July 2016 - 00:07
Digjet një shtëpi: 39 të vdekur, prej tyre 17 fëmijë

Një zjarr ka lënë të vdekur 39 persona në mesin e të cilëve ishin 17 fëmijë, me rastin e festimit të hyrjes në një shtëpi të re.

Zjarri shpërtheu në një shtëpi në fshatin Ambalavato në Madagaskar, ditën e së shtunës duke e lënë pronën pothuajse krejtësisht të shkatërruar.

Një 14-vjeçar arriti  të ikë nga zjarri duke kërcyer nga dritarja e shtëpisë, por vdiq sot nga lëndimet që mori.

Banorët u munduan t’i shpëtojnë njerëzit e ngujuar brenda por ishte e pamundur një gjë e tillë.

Besohet se zjarri në rrethin Ikalamavony ishte shkaktuar nga thëngjijtë e një zjarri që ishte përdorur më parë për të gatuar për të ftuarit.

(Kosova Sot)