Autoritetet izraelite pranojnë rënien e Izraelit

  • 28 July 2016 - 19:00
Autoritetet izraelite pranojnë rënien e Izraelit

Ish, kryeministri i regjimit sionist ka pranuar se Izraeli është duke pësuar rënie.

Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, Ehud Barak, ish/kryeministër i regjimit sionist në një bisedë telefonike me kanalin televiziv CNN, duke folur mbi politikat e luftës së kabinetit të Benjamin Natanjahut, kryeministrit aktual të regjimit sionist, ka thënë se faktorët e së djathtës ekstreme në kabinetin e tij e kanë marrë në duar partin Likud dhe Izraeli dita ditës është duke pësuar rënie në aspektin ndërkombëtar.

Ish kryeministri i regjimit sionist duke pranuar se Natanjahu është pengesa për arritjen e  paqes me AAP, ka shtuar se sot RII nuk është objekt kërcënimi për Izraelin, por vazhdimi i politikave të palogjikshme që pengon vendosjen e paqes është objekt  kërcënimi për Tel Avivin.

(Kosova Sot)