Rritje e rendimenteve të misrit në Maqedoni

  • 30 August 2016 - 10:41
Rritje e rendimenteve të misrit në Maqedoni

Përfaqësues të Projektit të USAID-it për ekspansion të bizneseve të vogla dhe të mesme në Maqedoni dhe kompania Alkaloid SHA Shkup sot do ta shënojnë fillimin e korrjes në Pellagoni.

Siç komunikojnë, fillimi i korrjes së misrit për silazh në Pellagoni këtë vit premton vazhdim të trendit rritës. Prodhuesit shënojnë rritje të rendimenteve nga 124 për qind nga viti 2012 deri në vitin 2015 me ndihmën e sistemeve për ujitje “pikë për pikë” dhe përdorimin e plehrave të lëngshme, falë përpjekjeve të USAID-it, Qeverisë së Zvicrës dhe Alkaloid SHA Shkup për modernizimin e prodhimtarisë.

Fillimi i korrjes do të shënohet në fushën me misër të bujkut Ilço Daskalloski në afërsi të fshatit Konjare e Vogël të komunës së Prilepit.

(Kosova Sot)