Ministri serb për të zhdukurit: Kosova dhe Serbia humbën shumë nga lufta

  • 30 August 2016 - 15:03
Ministri serb për të zhdukurit: Kosova dhe Serbia humbën shumë nga lufta

Ministri për Kthim e Komunitete në Qeverinë e Kosovës, Dalibor Jevtiç me rastin e Ditës Ndërkombëtare për të Zhdukurit, ka deklaruar se palët shqiptare dhe serbe duhet të punojnë për të zgjidhur problemin e personave të pagjetur.

Jevtiç ka thënë se është ende një numër i madh i personave të zhdukur dhe se lufta nuk ka sjellë kurrë gjë të mirë për askënd.

“Të dyja palët janë të humbur dhe të vuajtur shumë nga lufta. Kjo temë duhet të diskutohet në nivele të ndryshme, jo vetëm në kuadër të dialogut politik”, ka thënë Jevtiç, shkruan Tajnug.

Jevtiç gjithashtu ka thënë se dialogu duhet të zhvillohet në kuadër të shoqërisë civile, për shkak se ajo do të jetë në gjendje për të kapërcyer këtë situatë të vështirë dhe të dhimbshme.

“Gjëja më e vështirë është se pas kaq shumë viteve familjet e personave të të zhdukurve nuk e dinë se ku janë varret e më të dashurve të tyre”, ka përfunduar Jevtiç.

(Kosova Sot)