Statistika të tmerrshme: Për vetëm 8 muaj mbi 70 të vdekur në komunikacion

  • 25 September 2016 - 10:25
Statistika të tmerrshme: Për vetëm 8 muaj mbi 70 të vdekur në komunikacion

Që nga viti 2002, në aksidente të trafikut rrugor, kanë humbur jetën 2118 persona, ndërsa kanë ndodhur 225571 aksidente. Këto shifra konsiderohen alarmante nga Policia dhe nga ekspertët e sigurisë

Mbi 70 persona kanë humbur jetën në aksidentet në komunikacion vetëm gjatë tetë muajve të fundit. Në periudhën janar-gusht të vitit 2016, sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, kanë ndodhur gjithsej 12776 aksidente në trafikun rrugor, me fatalitet kanë qenë 65 aksidente, ndërsa kanë humbur jetën 71 persona.

(Kosova Sot)