Hajvali:E braktisur nga familja,kompania e pastrimit e gjejnë të vetme, pa ngrënë me ditë të tëra(Foto)

  • 30 September 2016 - 21:07
Hajvali:E braktisur nga familja,kompania e pastrimit e gjejnë të vetme, pa ngrënë me ditë të tëra(Foto)

Kompania e Pastrimit “Perfect Clean” e ka gjetur të braktisur gruan e moshuar Qamile Poroshtica në Hajvali,shkruan “Kosova Sot Online”.

Kjo kompani edhe më herët kishte raportuar në Gazetën Kosova Sot për gjendjen e rëndë të kësaj familje dhe e kishte ndihmuar familjen në fjalë.

Pas raportimit edhe shumë njerëz të vullnetit të mirë i dolën në ndihmë familjes.

Por, sot kompania e pastrimit “Perfect Clean” kishte shkruar sërish që ta ndihmonte famlijen Poroshtica dhe kishte gjetur vetëm gruan e moshuar në gjendje të rëndë shëndetësore dhe pa ngrënë për ditë të tëra.

Ajo më parë kishte jetuar me djalin,nusen e djalit dhe mbesën,por tani ka mbetur e vetme në mëshirë të fatit.

(Kosova Sot)

Image
Image
Image