ISIS-i i përdor fëmijët për t’i sulmuar forcat libaneze

  • 04 December 2016 - 16:54
ISIS-i i përdor fëmijët për t’i sulmuar forcat libaneze

Një luftëtare e ISIS-it i ka përdorur tre fëmijë si karrem për t’iu afruar forcave libaneze, para se ta hidhte veten në erë.

Disa femra të ISIS-it e hedhen veten në erë të premten, duke vrarë katër ushtarë libanezë, të cilët u kishin dhënë atyre leje për t’u larguar nga ndërtesat që kontrollohen nga ISIS-i, kështu ka thënë për Reuters një zëdhënës i forcave qeveritare,

Forcat libaneze, të mbështetura nga sulmet ajrore amerikane, janë afër marrjes nën kontroll të plotë të ish bastionit të ISIS-it, Sirte, pas një fushate që ka zgjatur më shumë se gjashtë muaj.

Por, ato janë duke u përballur me vështirësi që ta largojnë ISIS-in nga një pjesë e mbetur e qytetit afër pjesës së parme të qytetit të Detit Mesdhe, kryesisht për shkak të shqetësimeve për familjet apo robërve që ende mbahen nga militantët.

(Kosova Sot)