Prokurori grek argumenton kundër ekstradimit të ushtarëve turk

  • 11 January 2017 - 18:50
Prokurori grek argumenton kundër ekstradimit të ushtarëve turk

Një prokuror grek ka argumentuar kundër ekstradimit të dy ushtarëve turq që u arratisën në Greqi pas një përpjekje për grusht shtet të dështuar në Turqi.

Arratisja e ushtarëve në Greqi ka tensionuar marrëdhëniet mes dy vendeve, transmeton arbresh.info.

Dy ushtarët bëjnë pjesë në grupin e tetë ushtarëve që ulën me një helikopter në veri të Greqisë me 16 korrik dhe kanë kërkuar azil në Greqi.

Turqia ka kërkuar nga Greqia të ekstradojë tetë ushtarët, duke pretenduar se ata janë të përfshirë në përpjekjen për grusht shtet dhe sipas shtetit turk ata cilësohen si tradhëtarë.

Megjithatë, ushtarët e kanë mohuar përfshirjen e tyre në grush shtet.

Gjatë muajit të kaluar një gjykatë greke ka vendosur të ekstradojë tre ushtarë në Turqi, por ata apeluan kundër aktgjykimit.

Ndërkaq, një gjykatë tjetër ka vendosur se pesë ushtarët tjetër nuk duhet të ekstradohen, ato vendime janë kontestuar edhe nga një kryeprokuror. Ankesat janë sjellë para Gjykatës së Lartë.

“Ne nuk mund të themi se ‘ja ku i keni ata’, tha prokurorit. “Arsyeja e vetme kundër ekstradimit të tyre është shkelja e të drejtave të njeriut”.

Kjo është seanca e dytë e mbajtur gjatë kësaj jave për këtë rast. Seanca tjetër është planifikuar të premtën.

(Kosova Sot)