Mogherini takon edhe Thaçin e Mustafën

  • 24 January 2017 - 20:21
Mogherini takon edhe Thaçin e Mustafën

Përmes një publikimi në Twitter, zëdhënësja e Komisionit Evropian Maja Kocijançiq ka bërë të ditur se shefja e Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini është takuar me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin dhe kryeministrin Isa Mustafa.

Ky takim i Mogherinit vjen pas takimit që ajo kishtë më herët me palën serbe, ku u takua me presidentin serb, Nikoliq dhe kryeministrin Vuçiq.

Pas këtyre takimeve të ndara të të dyja palëve, Mogherini dhe të dyja palët në këtë dialog pritet të darkojnë së bashku, që ndryshe është quajtuar si “darka e pajtimit”

(Kosova Sot)