Nikoliq pas takimit me Mogherinin: BE po i kërkon Serbisë ta njoh Kosovën

  • 24 January 2017 - 20:38
Nikoliq pas takimit me Mogherinin: BE po i kërkon Serbisë ta njoh Kosovën

Kryetari i Serbisë, Tomislav Nikoliq ka thënë se Bashkimi Evropian po bën gabim të madh nëse mendon se mund ta shantazhoj Serbinë për pavarësinë e Kosovës.

Këto i tha pas takimit që pati ai dhe kryeministri serb Aleksander Vuciq me përfaqësuesen e lartë të BE-së në Bruksel, Ferecia Mogherini, shkruan B92.

Nikolic ka thënë se Mogherini  së shpejti do të paraqes të gjitha vërejtjet që Serbia ka shfaqur.

“Ajo çfarë ndodhi është se shqiptarët kanë shumë kërkesa. Pavarësisht takimeve në Bruksel ata duan të kenë më shumë takime bilaterale me organizata të ndryshme, ku duan të jenë anëtarë, të organizatave sportive, madje edhe të Këshillit të Evropës”, ka thënë ai pas takimit.

Gjithasht, Nikoliqi komentoi edhe rastin e trenit.

“Rasti i trenit është një simbol se Kosova dhe Metohija është pjesë përbërëse e Serbisë. Shqiptarët kanë një mijë simbole, por ata nuk u thirren në emër të tyre”, tha ai.

Nikoliq shtoi se qëllimi i Prishtinës është dukshëm i qartë, për ta paraqitur vetën si shtet të pavarur.

(Kosova Sot)