Ish-lideri i Hong Kongut shpallet fajtor për keqpërdorim të detyrës

  • 17 February 2017 - 16:55
Ish-lideri i Hong Kongut shpallet fajtor për keqpërdorim të detyrës

Ish-shefi i Këshillit Ekzekutiv i Hong Kong-ut, Donald Tsang është shpallur fajtor për keqpërdorim të detyrës së tij në lidhje me keqpërdorimin e një banese luksoze në Kinë.

Tsang u përballë me tre akuza për keqpërdorim të detyrës dhe marrje ryshfeti.

Ai u lirua nga një akuzë e dytë e keqpërdorimit të detyrës derisa paneli gjyqësor nuk arriti të marrë një vendim mbi akuzën e tretë për marrje ryshfeti.

Secila nga akuzat përfshinte një dënim prej shtatë vjetësh burgim në lidhje me ngjarjet që ndodhën afër fundit të mandatit të tij në mes të vitit 2010 dhe 2012.

Prokurorët akuzuan Tsang se ishte përfshirë në një numër të rasteve ku kishte konflikte të interesave duke përrfshirë edhe marrjen me qera të një banese luksoze në Kinë.

(Kosova Sot)