Manjani: Protesta e opozitës legjitime, zgjedhjet të rrezikuara nga kanabisi

  • 19 February 2017 - 21:43
Manjani: Protesta e opozitës legjitime, zgjedhjet të rrezikuara nga kanabisi

Ish-Minsitri i Drejtësisë Ylli Manjani e sheh manifestimin e opozitës legjitim sakohë është paqësor.

Në intervistën e mbrëmjes në Ora News, ai tha se zgjedhjet e 18 qershorit janë të rrezikuara nga kanabisi.

“Jam kundërshtar i kanabizimit, kriminal. Situata e kanabisit shumë shqetësuese. Zgjedhjet janë të rrezikuara me kanabisin”.

Ai thotë se palët duheta të dialogojnë.

“Të ulemi, mos të shkojmë në ekstreme.Çështjet që ngre opozita, t’i trajtojmë. Fatkeqësisht dialogu politik mungon, ka qenë shumë i vështirë. LSI ka kontribut në zbutjen e klimës politike. Mazhoranca të ftonte në dialog opozitën.PD vuri në axhendë besueshmërinë e zgjedhjeve”.

(Kosova Sot)