Mashkulli 28 vjeç martohet me plakën 82- vjeçare

  • 23 February 2017 - 20:09
Mashkulli 28 vjeç martohet me plakën 82- vjeçare

DASHURIA NUK NJEH MOSHË

Djaloshi gjeti një gjyshe me lëkurën e saj rrudhë më rrudhë

Dandel, një mekanik 28 vjeç, nga Indonezia, ra aq shumë në dashuri me zërin e Martha Potu-s sa që vendosi ta takonte atë personalisht. Por, pasi që arriti te shtëpia e Potu's, ai nuk mund të besonte se plaka 82- vjeçare, e cila ia hapi derën, ishte në fakt po ajo femër që kishte biseduar me të në telefon
Kur Sofian Loho Dandel mori një thirrje nga një grua, e cila pa dashje, gabimisht, i kishte rënë numrit të tij, atij kurrë nuk ia kishte marrë mendja që ajo telefonatë do të zgjaste më shumë se një orë dhe se, përpos kësaj, pas një viti, ata do të martoheshin. Dandel, një mekanik 28 vjeç nga Indonezia, ra aq shumë në dashuri me zërin e Martha Potus, saqë vendosi ta takonte atë personalisht. Por, pasi që arriti te shtëpia e Potu's, ai nuk mund të besonte se plaka 82-vjeçare, e cila ia hapi derën, ishte në fakt po ajo femër që kishte biseduar me të në telefon, transmeton gazeta Kosova Sot.

Ata ndërruan unazat e fejesës në prani të familjeve të tyre

Bëhej fjalë për një të ve, e cila jetonte vetëm. Ai ra në dashuri në këtë 82-vjeçare. Për dallim nga nusja e re, me lëkurë të lëmuar, të cilën e kishte ëndërruar derisa kishte biseduar në telefon, ai gjeti një plakë me lëkurën e saj rrudhë më rrudhë. Edhe pse ai mbeti i tronditur nga mosha e gruas, meqë ajo në telefon nuk i kishte thënë sa e vjetër ishte Dandel vendosi që të martohej me të, me gruan e cila ishte për 54 vjet më e vjetër sesa ajo. Më 18 shkurt të këtij viti, ata ndërruan unazat e fejesës në prani të familjeve të tyre në North Sulavesi, Indonezi.

"Burrin ma ka çuar Zoti dhuratë"

Dhëndri i lumtur tregon: "E tëra filloi pasi që, një vit më parë, mora një thirrje telefonike. Thjesht u përgjigja, duke mos ditur kush ishte. Më pëlqeu mënyra se si ai person e prezantoi veten dhe me sa edukatë fliste. Më pas, ne vazhduam bisedat tona në telefon. Çdo ditë e më tepër bija në dashuri me të, me zërin e saj, meqë ende nuk e kisha parë. E ëma e Dandelit, Magdalena, 60 vjeçe, thotë: 'Nuk dinim që djali ynë për grua kishte zgjedhur një gjyshe. Ai këtë nuk na tregoi derisa e pamë vetë nusen. Në fillim u habitëm, por kur pamë se sa e duan njëri-tjetrin ne u pajtuam me lidhjen e tyre. E, për plakën Potu, e cila i ka faqet e kuqe, sikur edhe çdo nuse tjetër, thotë se burrin ia kishte çuar Zoti dhuratë. 'E lusja Zotin që të ma çonte një person, i cili do të përkujdesej për mua dhe ai iu përgjigj lutjeve të mia". 

(Kosova Sot)