< Rasti "Don Bosko" po hetohet nga Prokuroria - Lajme - Kosova Sot
Rasti "Don Bosko" po hetohet nga Prokuroria

Rasti "Don Bosko" po hetohet nga Prokuroria

Rasti "Don Bosko" është duke u trajtuar nga Prokuroria, ka bërë të ditur Ministria e Arsimit.

Merita Jonuzi, nga Ministria e Arsimit, ka thënë se në rastin “Don Bosko” ministria e organet përgjegjëse po merren me të.

“Rasti është në prokurori. Inspektorati i arsimit aktivisht është marrë me këtë punë”, ka deklaruar Jonuzi në një televizion lokal.

Por drejtoresha e Arsimit në komunën e Prishtinës, Arbërie Nagavci e ka pyetur zyrtaren nga Ministria e Arsimit se a duhet një drejtor të jep dorëheqje derisa të shpallet i fajshëm apo pafajshëm.

”Është mirë me u pezullu deri sa të shpallet apo mos shpallet fajësia. Rasti është në prokurori edhe po presim fajësinë apo pa fajësinë”, ka deklaruar Jonozi.

Në media ishin publikuar foto të drejtorit të Qendrës Social-Edukative “Don Bosko” i cili u përfshi në një skandal medial, kur drejtorit të saj Izidor Llukiq iu publikuan disa fotografi me nxënëset me të cilat pozon në pozita që ngritën debat për raportin nxënës-mësimdhënës.

(Kosova Sot)

22 orë e 30 minuta më parë