Rrëfimi mes lotësh i kushëririt teksa merr trupin e pajetë: Ervini kishte një vajzë të vogël...

  • 25 April 2017 - 19:19
Rrëfimi mes lotësh i kushëririt teksa merr trupin e pajetë: Ervini kishte një vajzë të vogël...

Lot, britma dhe dëshmi të dhimbshme janë ato të familjarëve që kanë shkuar në morgun e Durrësit për të tërhequr trupat e dy shokëve, Ervin Dalipaj, ish-shefi i krimit Ekonomik në Tiranë dhe Juxhin Dauti, që u ekzekutuan me mbi 50 plumba teksa udhëtonin bashkë në një makinë.

Trupin e Dalipajt kish shkuar ta tërhiqte kushëriri i tij i parë, djali i xhaxhait, Luan Dalipaj që më shumë se fjalë, nxirrte lot

I shokuar për ngjarjen e rëndë, ai ishte në ambjentet e murgut me bashkëshorten, ndërsa ka shkëmbyer ngushëllime me familjarët e Juxhin Dautit, me të cilët njiheshin.

Në gjendje të dëshpëruar, në pamundësi për të thënë shumë fjalë ai tregon edhe herën e fundit kur është takuar me kushëririn e tij.

“Hera e fundit që e kam takuar ishte kur ishte shef policie, pastaj nuk e kam parë më”, – thotë ai dhe shpërthen më lot.

Përveç kësaj, Luani na tregon edhe disa detaje nga jeta e ish-shefit të krimit ekonomik. “Ishte baba i një vajze 7-vjeçare, e cila bashkë me nënën e saj ishin detyruar të jetonin në Elbasan, në familjen e gjyshërve që kur Dautaj mori arratinë”, – shprehet ai për “BalkanWeb”.

(Kosova Sot)