Lavrov e akuzon për propagandë Amerikën: Dëshironi ta përmbysni Assadin

  • 25 April 2017 - 23:40
Lavrov e akuzon për propagandë Amerikën: Dëshironi ta përmbysni Assadin

Deklaratat e SHBA-së se Rusia është duke furnizuar talebanët në Afganistan me armë, i ka quajtur propagandë ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Këtë ai e ka arsyetuar pasi SHBA po tenton ta tërheq vëmendjen, dhe ta rrëzojë Assadin nga pushteti.

“Unë mendoj se kjo është një përpjeke për të devijuar vëmendjen nga dissa gjëra që kanë të bëjnë me problemin e Sirisë. Në këtë drejtim dyshimet tona janë në rritje. Ne shohim se ata po bëjnë presion te OKB edhe për sanksionet” tha Lavrov.

Komandanti amerikan, John Nicholson ka thënë të hënën se Rusia po u jep armë talebanëve për t’i përdorur kundër ushtarëve amerikanë.

(Kosova Sot)