Përfshihet në pazar edhe posti i presidentit

  • 17 May 2017 - 07:47
Përfshihet në pazar edhe posti i  presidentit

Analistët politikë deklarojnë se në koalicionet parazgjedhore, temë pazari politik është bërë edhe posti i presidentit, pasi priten arrestime nga Prokuroria e Gjykata Speciale, shkruan gazeta Kosova Sot.
Dita e djeshme ka qenë e fundit si afat ligjor për aplikimin e subjekteve politike dhe koalicioneve parazgjedhore në KQZ për pjesëmarrje në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 11 qershorit. Analistët politikë nuk e përjashtojnë mundësinë që në këtë fazë të bisedimeve, që janë bërë për koalicionet parazgjedhore, por edhe ato të mundshmet paszgjedhore, të mos jetë bërë temë pazari politik edhe posti i presidentit, pasi, sipas burimeve ndërkombëtare, pritet që me së largu në muajin tetor/nëntor në mesin e të arrestuarve nga Prokuroria e Gjykata Speciale të jetë edhe Hashim Thaçi, tani president i vendit. Madje, ky lloj plani bëhet akoma më i besueshëm edhe për faktin se si ka filluar të joshet nga disa parti politike lideri i AKR-së Behgjet Pacolli, i cili shihet si një figurë shahu, e cila mund ta plotësojë pozitën e të parit të shtetit, i cili post do të lirohet pas shkuarjes eventuale të Thaçit në Gjykatën Speciale. Madje, burime të afërta me Thaçin deklarojnë se Hashim Thaçi e ka vizituar gjatë ditës së diel Pacollin në shtëpinë e vet, për ta "lutur" që mos të ngutet me ato pazare, sepse po "punon" e po bën "pazare" me ndërkombëtarët, që t'i shpëtojë Gjykatës Speciale!
Presidenti i ardhshëm, konsensual
Analisti Skënder Mulliqi vlerëson se, siç janë bërë pazaret politike krejt pas luftës me qëllim të përfitimeve të ndryshme, edhe tash veç kanë filluar pazaret politike të ndryshme rreth koalicioneve, ku në lojë do të futet edhe presidenti Hashim Thaçi, i cili do të bëjë përpjekje të ndikojë në formimin e koalicioneve sipas interesave të tij afatgjate. "Thaçi do të jetë i interesuar që skena politike të mos jetë shumë e qëndrueshme, edhe pas shpalljeve të zgjedhjeve, me qëllim që mos të krijohen lehtë organet e reja të shtetit, për faktin se në pyetje është fillimi i punës të Gjykatës Speciale. Thaçi do të punojë në drejtimin që sa më shumë të ngatërrohen punët, duke i lënë mundësinë vetes që të intervenojë për t'u fuqizuar si personi kyç në Kosovë, me të cilin duhet faktori ndërkombëtar të bisedojë, edhe pse shumë i ka rënë kredoja politike", potencoi ai . "Dihet se raporti i Dick Martit e akuzon Hashim Thaçin për transplantim të organeve në "Shtëpinë e verdhë" gjatë luftës në Shqipëri. Për t'i ikur kësaj akuze, Thaçi pati thënë kohën e fundit se ai nuk ka qenë kurrë në frontet e luftës, duke tentuar kështu ta amortizojë Specialen. Sigurisht se Thaçi do të bëjë të pamundurën që t'i shmanget Gjykatës, të cilën e prunë vetë te dera, sepse nuk funksionoi kurrë drejtësia pas luftës si duhet në Kosovë. Zhvillimi i ngjarjeve politike, pas formimit të organeve të reja të shtetit dhe pas fillimit të punës së Gjykatës Speciale, do të sqarojë shumëçka në skenën tonë politike", tha analisti Skënder Mulliqi. Ai beson që në rast të shkuarjes së Thaçit në Speciale, presidenti tjetër do të zgjidhet vetëm me konsensus politik dhe jo me mbivotim të mazhorancës, sikur në mandatin e tanishëm. "Unë mendoj se presidenti i ardhshëm do të duhet të jetë president konsensual. Sigurisht se qysh tash edhe kanë filluar matematikat për postin e presidentit, edhe pse, sipas meje, duhet të pritet dhe mos të jepen shumë prognoza të pabazuara rreth kësaj teme", potencoi ai.

Spekulime rreth Gjykatës

Edhe Hidajet Ahmeti thotë se subjektet politike, për t'ia arritur qëllimit final, futin në pazare edhe pozitat, të cilat nuk kanë ndonjë farë peshe shumë të madhe, duke përfshirë edhe bordet e pavarura e nuk diskutohet për postet e larta publike. "Është faktike se në rastin e dyshimeve se presidenti Thaçi mund të përfundojë në bankat e të akuzuarve pranë Gjykatës Speciale, janë shtuar apetitet e subjekteve politike që të kalkulohet edhe pozita e presidentit. Behgjet Pacolli ka shprehur ambicie që kur është futur në politikë për ta marrë timonin e shtetit, prandaj nuk është e papritshme që AKR-ja të futet në pazare me subjektet e tjera politike, në mënyrë që ta marrë timonin e të parit të shtetit, nëse Thaçi nuk do të arrijë ta përfundojë mandatin e tij kushtetues e ligjor. Mbi të gjitha, mbështetur në retrospektivë mund të ndërtojmë teori për rastin në fjalë, por nuk mund të konsiderojmë si teori profetike, pasi Thaçi mund të bëjë kompromise me ndërkombëtarët për ta amnistuar veten nga krimet e bëra", tha Ahmeti. Sipas njohësit me përvojë të zhvillimeve politike në Kosovë, ekspertit Blerim Burjani, vetë presidenti i shtetit me Kushtetutë e ka ndaluar të merret me pazaret e partive politike, derisa është sanksionuar si figurë uniteti dhe nuk ka të drejtë të ndërhyjë në zhvillimet politike, edhe se ky president e ka thyer këtë parim në rastin e zgjedhjeve në Drenas dhe kjo shkelje mund të vazhdojë edhe tani. Sidoqoftë, ai nuk beson që Thaçi po merret me trajtimin e problemeve personale rreth gjetjes së zëvendësit, për shkak të Gjykatës Speciale, pasi, sipas Burjanit, në Speciale mund të jetë i ftuar vetëm si dëshmitar dhe assesi i akuzuar. "Sa i përket Gjykatës Speciale, njëherë s'ka indikacione të tilla se ndaj Hashimit mund të ngrihet ndonjë aktakuzë, ai së paku do të jetë dëshmitar në këtë Gjykatë, por jo

(Kosova Sot)