Ndalesa e udhëtimit në SHBA: Shtëpia e Bardhë i publikon kriteret për aplikim për vizë

  • 29 June 2017 - 12:11
Ndalesa e udhëtimit në SHBA: Shtëpia e Bardhë i publikon kriteret për aplikim për vizë

Shtëpia e Bardhë i ka bërë publike kriteret e reja për aplikim për viza që vlejnë për qytetarët e gjashtë vendeve me shumicë myslimane dhe për të gjithë refugjatët. Atyre u kërkohet që të kenë lidhje të ngushta familjare ose biznesore në SHBA, ndryshe nuk u lejohet hyrja në Amerikë.

Rregullat, që i prekin njerëzit nga Irani, Libia, Somalia, Sudani dhe Jemeni, futen sot në fuqi.

Ato janë publikuar pasi Gjykata Supreme e rikthejë në fuqi pjesërisht urdhrin ekzekutiv të presidentit Donald Trump për ndalesën e udhëtimit në SHBA.

Sipas rregullave të reja, që i janë konfirmuar BBC-së, për 90 ditët e ardhshme personat që nuk kanë lidhje të ngushta, të përshkruara si prindërore, çifte bashkëshortore, fëmijë, bir apo nuse, vëlla ose motër, nuk do të jenë në gjendje të hyjnë në SHBA.

Definicioni i lidhjeve të ngushta nuk i përfshinë gjyshërit, hallat, xhaxhallarët, mbesat, nipërit, apo familjar të largët.

Të përjashtuar nga rregullat e reja janë edhe ata me lidhje biznesore apo arsimore me Shtetet e Bashkuara.

Por, rregullat theksojnë në mënyrë specifike se lidhjet duhet patjetër të jenë formale dhe të dokumentuara.

Personat që tashmë kanë viza të vlefshme nuk preken nga rregullat e reja.

(Kosova Sot)