Qytetarët: Pala serbe u favorizua në dialog (Video) - Lajme - Kosova Sot
Qytetarėt: Pala serbe u favorizua nė dialog (Video)

Qytetarėt: Pala serbe u favorizua nė dialog (Video)

Dialogu me Serbinë ka dështuar dhe pala kosovare është treguar nënshtruese ndaj këtij dialogu, e cila ka favorizuar Serbinë dhe ia ka hapur rrugën kah integrimet evropiane.

Qytetarët kanë vlerësuar se duhet të ndërrohet formati pasi Kosova deri tash ka qenë vetëm si një palë e parëndësishme, derisa në këto bisedime më së shumti ka përfituar Serbia.

“Mendoj se ka përplot gjëra që duhet të ndryshojnë në raport me palën serbe në bisedimet atje. Pala jonë duhet të jenë shumë më këmbëngulës në kërkesat e saj, të jetë e barabartë, të mos ketë favorizim vetëm pala serbe, etj”, thotë një qytetar.

Kurse një tjetër qytetar thotë se duhet të ndërrohet formati pasi Kosova deri tash ka qenë vetëm si një palë e parëndësishme, derisa në këto bisedime më së shumti ka përfituar Serbia. “Duhet vendosur disa kushte që Serbia të mos ketë ndikim më në veri të Kosovës, mos të favorizohet, etj”, është shprehur ai.

(Kosova Sot)

10 orë e 28 minuta më parë