Zbulohet aksidentalisht operacioni sekret i Forcave britanike, dikush hodhi fotot në Facebook (Foto)

  • 17 July 2017 - 13:47
Zbulohet aksidentalisht operacioni sekret i Forcave britanike, dikush hodhi fotot në Facebook (Foto)

Anëtarë të njësisë së Forcave Speciale Britanike kanë befasuar duke publikuar foto në një profil në “Facebook” nga operacionet sekrete.

Më shumë se 2 mijë postime në një profil të hapur në “Facebook” janë bërë nga anëtarë të forcave “SAS”.

Në foto janë kapur momente nga stërvitjet, por edhe nga fronti i parë i luftës, mendohet në Irak.

Në të tjera foto pasqyrohen armatimet, automjetet, por edhe pajisje të veçanta nga operacionet e tyre.

Anëtarët e “SAS” e kanë kategorikisht të ndaluar publikimin e të tilla imazheve.

Publikimi i fotove vjen në mes të një hetimi dhe akuzave të ngritura ndaj Forcave Speciale Britanike, për vrasjen e civilëve të pafajshëm në provincën e Helmandit në Afganistan.

(Kosova Sot)