< Tragjedia në Vlorë/ Të afërmit e vajzave i kërkojnë falje familjarëve të riut nga Tetova - Lajme - Kosova Sot
Tragjedia nė Vlorė/ Tė afėrmit e vajzave i kėrkojnė falje familjarėve tė riut nga Tetova

Tragjedia nė Vlorė/ Tė afėrmit e vajzave i kėrkojnė falje familjarėve tė riut nga Tetova

Për familjarët e viktimave, tragjedia nuk do të kishte ndodhur nëse plazhi do të monitorohej nga rojet bregdetare dhe policia.

Me lot në sy, vjehrra e Manuela Maraj dhe gjyshja e Xhoana Canit, i kërkon ndjesë familjes se Benjamin Feratit nga Tetova i cili humbi jetën në përpjekje për të shpëtuar dy të rejat.

“Nëse do të kishte roje bregdetare dhe policë që qarkullonin, do të kishin shpëtuar të dyja vajzat. 24 vjeç djalë dhe ai, djalë nëne, përse? Të më falë ajo familje, që u fut ai djalë për të shpëtuar nusen dhe mbesën time. Të më falë.

Ka bërë një gjë humane, por nuk e ndihmoi Zoti që të shpëtonte. Sot kërkoj nga shteti që të vërë drejtësi mbi këtë vend, jo të tallet. Mos të tallet. Në 1997 më është vrarë një djalë 22 vjeç, Ilir Mara, dhe sot e kësaj dite nuk është gjendur, nuk është kapur autori që ka vrarë djalin tim”.

Sipas rrëfimit të familjarëve Manuela ishte nëna e dy fëmijëve 9 dhe 4 vjeç, ndërsa Xhoana ishte nëna e një djali 6 vjeçar. Ato kishin shkuar në plazh të shoqëruara me fëmijët dhe motrën e vogël të Xhoanës.

Ka qenë Xhensila, motra e Xhoanës ajo e cila ka rrezikuar fillimisht të mbytej, pasi ka kërkuar ndihmë dhe dy vajzat e tjera kanë hyrë në ujë, Xhensila është shpëtuar nga një tjetër pushues në zonë.

Fëmijët kanë qenë dëshmitarë të kësaj ngjarje, ndërsa vajza e Manuelës është ende duke kërkuar nënën. Xhemile Gjonpali, e ëma e Manuelës, mes lotësh arrin të belbëzoje vetëm pak fjalë.

Xhemile Gjonpali: Vajza më ka humbur jetën, mu mbyt në det, ka lënë dy fëmijë të vegjël jetim. Tashmë plazhi famëkeq monitorohet me polici, ndërsa efektivët nuk lejojnë më pushues në këtë zonë. Nga ana tjetër mungojnë tabelat paralajmëruese për rryma te forta detare.

I kontaktuar nga Ora News, kreu i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, tha se ky plazh nuk figuron ne listën e miratuar nga Ministria e Turizmit.

Gjithsesi edhe në plazhet e qytetit mungojnë rojet bregdetare, ndërsa bilanci i deritanishëm i kësaj vere është 6 viktima të mbytura në det.

 (Kosova Sot)

11 orë e 20 minuta më parë