Sefaj: Lëvizja makiaveliste bën gjithçka për pushtet

  • 20 July 2017 - 22:46
Sefaj: Lëvizja makiaveliste bën gjithçka për pushtet

Ish-aktivisti i 'VETËVENDOSJES', Xhevat Sefaj, njohës i zhvillimeve politike në vend, thotë se krejt këto zhvillime në Komunën e Prishtinës vijnë si pasojë e devijimit dhe braktisjes se konceptit që Lëvizja e kultivoi deri sa u erdhi mundësia me e qeveris Komunën e Prishtinës. "Pra Lëvizja 'Vetëvendosje' nga një Lëvizje politike e qendrës së majtë, që i mbron dhe përfaqëson politikat e majta të klasës se ulët të varfër dhe klasës së mesme, tani po rrëshqet gjithnjë e më shumë në një parti të djathtë që më shumë i përfaqëson interesat e oligarkëve ( si p.sh. interesat e oligarkëve 'Devolli', prandaj 'Vetëvendosje' bëri gjithë atë fushatë milionëshe, sepse janë lidhur Shpend Ahmeti dhe Dardan Molliqaj me Devollët) sesa të qytetarëve të pambrojtur. Këtë e dëshmon edhe ndryshimi radikal i 'Vetëvendosjes' në zgjedhjet e fundit, kur 'Vetëvendosje' nga një parti që e kishte primare kombin, papritmas u bë që primare është feja, kjo ka ndodhur si pasojë e një politike makiaveliste, pra në makiavelizëm politika është amorale e morali është apolitik, në makiavelizëm qëllimi e arsyeton mjetin", theksoi ai. "Këtë politikë amorale e përdori 'Vetëvendosje' dhe po e përdor tani Shpend Ahmeti në Prishtinë në lidhje me insinuatën e krijuar më ndërtimin e Xhamisë, dihet shumë mirë që është vënë gur-themeli i Xhamisë dhe ajo do të ndërtohet dhe unë jam pro ndërtimit të saj", vlerësoi Sefaj. Sipas tij, pas iniciativës kinse të shoqërisë civile rreth kundërshtimit të ndërtimit të Xhamisë, qëndron Shpend Ahmeti. "Është insinuatë për të krijuar një situatë në favor të tij para zgjedhjeve lokale, leja e ndërtimit të Xhamisë është vonuar me qëllim për t'i dhënë Shpend Ahmetit favore në mënyrë që pastaj të paraqitet si hero para zgjedhjeve lokale", potencoi Sefaj.

(Kosova Sot)