Zjarri lë pa drita një pjesë të Gjirit të Lalzit

  • 23 July 2017 - 23:03
Zjarri lë pa drita një pjesë të Gjirit të Lalzit

Për shkak të rënies së një zjarri në zonën Hamallaj, OSHEE bën me dije se ditën e sotme është dëmtuar linja e tensionit të mesëm, pjese e fidrit F7 që lidh nst Sallmone me Gjirin e Lalzit, 15 km i gjate.

Siç bëhet e ditur, djegia e kabllove ka lënë pa drita fshatin Lure në Gjirin e Lalzit.

Grupet e OSHEE në Durrës mësohet se kane marrë masat e nevojshme për rikthimin sa më të shpejtë të energjisë elektrike.

(Kosova Sot)