Panik në plazh, nëna shqiptare dhe dy fëmijët e saj shpëtohen nga mbytja

  • 23 July 2017 - 23:49
Panik në plazh, nëna shqiptare dhe dy fëmijët e saj shpëtohen nga mbytja

Një ngjarje e cila gati sa nuk është kthyer në tragjedi ka ndodhur në plazh e Torrette ne Itali. Mësohet se pushuesit janë përfshirë në momente paniku pasditen e sotme, pasi një nënë shqiptare bashkë me dy fëmijët e saj për pak sa nuk janë mbytur në det.

Familja shqiptare ndoshej larg nga stacionet ku qëndronin dhe rojet e plazhit dhe duket se asnjëri prej tyre nuk ka mundur te notoje.

Vajza e vogël, 6 vjeç, hyri në ujë dhe po rrezikonte të mbytej. Ishte vëllai i saj, 11-vjecar, i cili i shkoi për ta shpërtuar por për pak sa nuk u mbyt dhe ai, shkruan centropagina.it

Në këtë situate shumë të vështirë për dy fëmijët shqiptarë ka ndërhyrë dhe mamaja e tyre. Dhe sipas dëshmitarëve situata ishte e rëndë sepse të tre rrezikonin që të mbyteshin, dhe ishin të pranishmit ata që i shpëtuan.

Menjëherë pas nxjerrjes është telefonuar në numrin 118 ku ka arritur dhe ambulanca, Nënë e bijë u transportuan në spitalin e Kryqit të Kuq, ndërsa i biri për Salesi. Ata janë jashtë rrezikut për jetën.

(Kosova Sot)